Pse mbahet peng ndërtesa e bukur e shkrimtarëve dhe artistëve? Ose nervozizmi asgjësues i shkrimtarëve dhe artistëve

foto personale 1“Nëse ka një fushë të aktivitetit njerëzor që qeverive shqiptare nuk u ka interesuar e vazhdon të mos u interesojë fare, kjo është kultura. Nëse ka një hapësirë të kësaj fushe, që po ashtu nuk u ka interesuar ndonjëherë qeverive shqiptare, kjo hapësirë është arti. Nëse ka një zhanër të artit që qeverive shqiptare nuk u ka intere-suar fare fare fare, kjo është letërsia shqipe.

Por në të vërtetë, punët e kulturës, punët e artit, e sidomos ato të letërsisë, nuk shkojnë edhe aq keq. Jo, jo, nuk shkojnë edhe aq keq: shkojnë për turp të Zotit.” E mora këtë fragment nga shkrimi i Shpëtim Këlmendit, botuar në “Mapo” 12-13 shtator 2015. Më bëri përshtypje sinqeriteti dhe arti i të shkruarit. Unë do ta vazh-doja këtë letër drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, për t’i kujtuar se ka edhe gjëra që pikërisht ai duhet t’i bëjë.

Ndërtesa e ish Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, e cila sigurisht nuk ekziston më, është bërë pjesë e Ministrisë së Mirëqe-nies në Shqipëri, ku jo vetëm mirëqenie nuk ka, po as që ka për të pasur ndonjëherë! E, megjithatë Ministri Mirëqenieje duhet të ketë me patje-tër. Dy ndërtesa përballë njëra-tjetrës dhe e njëjta ministri. Se ç’i do kjo lloj ministrie pa kuptim këto ndërtesa, këtë ndoshta e di veç Mirëqenia jonë absurde dhe krye-ministri. Ndoshta u shpresua se me largimin (pas uzurpimit) të Ministrisë së Kulturës, e cila mërgoi nga ana e Dajtit, duke zaptuar ish ndërtesën e Kinostudios, mund t’u rikthehej ndërtesa shkri mtarëve dhe artistëve, por më kot. Sepse letërsi shqipe nuk ka, nuk ka as shkrimtarë, apo jo? Sepse art nuk ka, dhe për pasojë s’ ka as artistë, si thoni? Por kjo është temë më vete.

Ky top ose kjo zilkë, po të doni, ka tringëlluar gati e pandjeshme në mendjen e kadifenjtë të zyrtarëve tanë mjeranë. Nuk besoj t’ia dijë njeri për ato zile, këmborë dhe topa. Ka qenë dhe mbetet një e fshehtë e ma-dhe kjo, sido që rastësitë nganjëherë vijnë për të gjithë, edhe për zyrta-rët e lartë të vendit tim. Se ndodhi, ashtu si mund të ndodhë realisht një ditë prej dite që një zë nga salla (po të ketë salla!) të thotë me armiqësi të hapur se kjo ndërtesë duhet t’u kthehet të zotëve, si pronë e krijuar për ta, domethënë shkrim-tarëve dhe artistëve. Se Hysen Sinani tund vulën e Lidhjes dhe po të doni mund t’ua vërtetojë tani e mbrapa edhe në gjykatën e Stra sburgut, po edhe të Hagës, pse jo, pasi edhe ky krim kundër njerëzimit është. Mirëpo askush nuk dëgjon nga ai vesh. Sepse duk-shëm i kanë hipur mbrapsht kalit.

Folësi nga “salla” flet me një mllef të pakontrolluar se ka ardhur ko-ha të prishet statukuoja midis shkrimtarëve dhe artistëve nga njëra anë dhe qeverisë nga ana tjetër. Vetëm gjykata e Strasburgut mund të na i kthejë ndërtesën tonë, por më parë le t’ia themi me letër të hapur qeve-risë sonë, sepse… sepse i ka fort qejf pse jo edhe letrat e hapura nga po-pulli. Folësi ynë nga “salla” e kishte fjalën pa asnjë lloj skematizmi dhe as për varfëri mjetesh shprehëse. Ky zë dukej me gjithë mend si i kurdi-sur, medemek sa për t’u bërë altoparlant dhe ta merrte vesh qeveria, që të dëgjohej, doemos të dëgjohej dhe pastaj të zgjoheshin i dyti pastaj dhe i treti, më inatçor se të parët, madje edhe me nota tallëse. Si?! Lidh-ja e Shkrimtarëve ka qenë aneksi i Komitetit Qendror të PPSH dhe i Mi-nistrisë së Brendshme!? Nuk e paskemi ditur. Ç’lajm ogurzi! Dhe ju da-shkeni të ngrini zërin që shkrimtarët, këta shërbëtorë të zellshëm të vijës së Partisë të përfitojnë prona! Dashkeni klube shkrimtarësh dhe artis-tësh ku të vlojë jeta e tyre e natës dhe e ditës, ku orgjia të arrijë majat! Po me se do ndodhë kjo, kur ata s’kanë as kokrrën e lekut, s’kanë me se, s’kanë as mendje më, se tekefundit askush nuk u jep më pare, as shteti, as partitë, as botuesit, askurrkush! U bënë të frikshëm këta zëra. Folësi i parë e la podiumin e mbuluar më beze të kuqe (përsëri kjo beze e flamosur!) dhe përshkoi “sallën” e madhe me fytyrë të zymtë, pse jo edhe me duart e rrasur në xhepa. Kur kaloi përballë nëpunësve të lartë të shtetit u dëgjua tringëllima e mbytur e një të qeshure dhe nëpërdhë-mbjeje tallëse: Të zinjtë këta xhepshpuarit tanë shkrimtarë! Tani u kuj-tuan ta kërkojnë ndërtesën. Pse s’ia kërkuan Sali Berishës dhe atyre damkëmëdhenjve ballistë të PD-së? Nga na erdhi tërë ky frymëzim? Mirëpo sarkazmin e dëgjuan të gjithë, si të ishte buçimë topi. U kthye sërish folësi mjeran dhe e kroi mirë zërin, që tani dilte si të thuash pa ndryshk.

Filloi të përmendë emra, traditë, histori letërsie dhe histori arti, zuri ngoje emra poetësh lirikë e me frymë të re moderne, shkrimtarë që po bënin emër të madh por që veç në Shqipëri s’duhej të dilnin në shesh, sepse ashtu i bëhej mirë e i ngrihej madhështi gjuhës shqipe. E ç’shirit do të pritej në këto raste? Për librin dhe veprat e artit nuk priten shirita, përkundrazi ato janë kthyer në vende publike për të urinuar e vjellë, prandaj i duhet vënë veshi kësaj muzike, ndonëse edhe kjo e uruar ë-shtë kthyer në tallava.

E gjeta më në fund, se prej zërit të këtij njeriu mund të na vijë e mira si një tringëllimë shpirti, që kujtdo aty i bëri aq përshtypje! Kështu qen-ka e lehtë. Drejt Strasbugut atëherë. Ne s’duam asgjë, veç të na kthehet streha jonë. Se askush s’dëgjon, madje as kryeministri ynë, që nesër, si artist, mund t’i vijë mirë të rrijë në këtë godinë si gjithë të tjerët, në mos po na e çon shtëpinë e shkrimtarëve dhe artistëve në Priskë!

Pas një ore nga ky diskutim në “sallë” e thirrën nëpër zyra duke i thënë: – Je në vete, mo? Kë kërkon të sjellësh në skenë ti, shtëpinë e rea-lizmit socialist? Mos keni lajthitur të gjithë, ngaqë s’pini më raki por ujë lajthie, s’keni faj, hë? Apo ke dëshirë të udhëtosh diku jashtë shtetit, sepse ne shqiptarëve andej na vijnë trutë në rregull, hë? Dhe i nisën me shërbim të gjithë folësit. Këto nuk janë sajime por tregime tejet origji-nale, ndoshta paksa të shkurtër, por fin, që hera-herës vijnë si të thatë, po ama të mprehtë, tërë pika e presje që padyshim bien në sy për keq. To shohim, do ta shihni e përmendni më Strasburgun? Ky nuk përsh-kruan, as abstragon, nuk ndjehet i zoti në të shkruar, por ligjet, flije me-ndjen, t’i jep të qëruara në dorë dhe sigurisht edhe hakën tek i zoti. Pas-taj britma: Po mirë, mo, shkoni tekefundit edhe në Strasburg! Na plasi bytha ne! Këtu zotër, zotërinj të nderuar jemi ne dhe Strasburgu, në një vend të pavarur, jo, nuk pi ujë! Ju jeni autorë, po punë e madhe fort! Se ju, o derdimenë, as për të mbërthyer pantallonat nuk jeni tani, pale pas-taj të mbërtheni e të qepni gjetje të mëdha, gjetje të padukshme, të bë-heni supermjeshtër të nëntokës së shpirtit! Këto janë veti të shkrimta-rëve të mëdhenj, e ju s’jeni të tillë. Pse nuk e ngre zërin Ismaili, a, po Ismaili rri në Kafe Rostand, s’ka nevojë për shtëpi fatkeqe si ju! Po ja, zërin nuk e ngre as Fatos Kongoli, as Zija Çela, as Roland Gjoza, as Fa-tos Arapi, as Visar Zhiti, askush pra, mos t’i zëmë me radhë se pastaj vini ju dhe na duhet të përballojmë emra sa s’ka letër t’i nxëjë… Pastaj, zotni, këtu tek ne të gjithë shkrimtarë janë bërë! Njerëzit vetëm shkarra-shkruajnë dhe s’gjejnë derman. E…? Shkruani dhe shkoni në Strasburg po ajo ndërtesë nuk i nxë dot të gjithë shqiptarët, prandaj ju themi me të mirë: Hiqni dorë prej këtyre. Ne na vjen vërdallë mendja se si t’i gjejmë dhe t’i kthejmë paratë apo pronat popullit, atyre pasanikëve që Enver Hoxha (i ndrittë shpirti!), i bëri copë e trokë dhe ja tani dolët ju. Edhe ju mungonit! Hm. A bëheni dot, po të ktheheni aty, grafomanë për të hequr varfërinë, për të larguar drogën prej maleve, me faqe librash? Atëherë do të ishte shumë mirë dhe kjo ide do të përqafohej prej qeverisë. Por… ku bëheni zap më ju! Mezi u lidhi gojën Partia e Punës dhe ai lumëziu dhe ju prapë se prapë e gjenit një vrimë, një të çarë a pizgë zëri dhe flisnit. I harruat ata shkarrashkruesit tuaj, Zef Pllumat dhe Frederik Reshpet, Visaret e Kombit dhe Trebeshinët, ku? Po mirë mo, shkoni në Strasburg! Punë e madhe fort. Shto një, hiq një ne po ata jemi. Kurrë s’kanë për t’u zbatuar vendimet e tyre për kthim prone!

Në fillim nuk na u duk këngë e bukur kjo, as pëlqehej dhe as ndë-shkohej. Mbetej si peshku në zall. Të nesërmen u mbushën faqet e gaze-tave dhe ekranet e televizioneve me përshkrime dielli, me hollësi të marra rreth veshjeve të bukura tradicionale, me sukseset e turizmit në Shqipëri, me Jonin dhe lagunën e Patokut, me takimet me popullin (ta-kime pa fund!), me dieta të shëndetshme për të rinjtë po edhe për pro-zën e shkurtër e të gjatë, për ankesat e popullit fukara, për poezinë mashtruese, madje edhe recitime të bukura të artistëve të Teatrit Popu-llor. Erdhi kjo rrokopujë si një novatore e madhe, si ministria e no-vacionit. Dhe një ditë, do ta prisnim se s’bën, kjo ide fantastike do të na imponohej të gjithëve, s’ka më bukur apo jo?!

Thonë se shkrimtarët dhe artistët e duan shtëpinë e tyre dhe naty-risht edhe një bibliotekë të madhe aty, sepse ata lexojnë, lexojnë në ang-lisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht. Shkruajnë pa temperaturë. Edhe jashtë në rrugë ata kanë pamje të tendosur, të zymtë, të pakënaqur, ash-tu sikundër janë edhe te tryeza e shkrimit. Të flamosurit, asnjëherë nuk ndahen prej saj. Dhe tundin zilet e këmborët, madje janë gati të shkre-hin topat, fare papritur, ashtu nën efektin e mungesës së temperaturës, duke kërkuar tashmë ndërtesën e tyre të bukur. Ta harrojnë. Nuk është e vështirë të flasësh lirshëm sot, e dimë të gjithë, por nuk e kuptoni që ne, ne, pra, zyrtarët e shtetit, se ne jemi ajka, kurse ju flama dhe jua i-njektojmë frymën e komprometimit, shpejt ju kthejmë e ju bëjmë si ne. Atëherë ndërtesa që ju doni ta merrni me Strasburgun, vjen sërish tek ne. Kështu kini bërë mot e jetë, apo jo.

Pastaj, lëre, aparenca juaj e hatashme është pak të quhet e vështirë. Ka 25 vjet që s’i shihni më sallonet. Edhe Trebeshina, edhe të tjerë si ai, janë bërë firar brenda vetes së tyre. Pa lëre, thonë se i ngjajnë Kafkës, nuk e dinë me sa duket se sot ka mjete të atilla që mund të bësh foto e-dhe me shkrimtarët e ardhshëm! Po, pa pikën e mëshirës. Dhe kjo fan-tazmagori do bjerë mbi ju që veç shihni ëndrra në diell! Atëherë shpesh e më shpesh do dukeni të sëmurë. Do të vuani. Dhe për fat të keq do të ketë perënduar dielli dhe çdo yll juaji, kuptohet që s’do të flisni më me këto fjalë apo me atë nervozizmin tuaj gjoja asgjësues! Të na merrni të keqen! Tek ju tashmë mbizotëron frika ngazëlluese. Kini dëgjuar për të? Ajo të parët shkrimtarët dhe artistët, juve u mbërthen. Dhe ju, ju njerëzit me mendje e shije, sido që është e trishtueshme, do të vraponi çdo mëngjes drejt liqenit dhe kodrave të tij për të mbajtur në formë mendjen dhe trupin e plakur. Por, sigurisht, s’do të merrni dot asgjë. Dhe mos u lodhni, do t’ju shohë surretët tuaj edhe Strasburgu dhe s’ua jep. Kurrë! Se ju nuk shiheni as në pasqyrë, të shkretën! As veten tuaj nuk do njihnit më! Jeni bërë thjesht turmë të çoroditur (turmë, sepse jeni shtuar për mashalla!) plot tension e frikë, veçse një frikë në dukje mashtruese që mendjet tuaja të mykura i ngazëllen. Se ju pa këtë frikë nuk rroni dot, se derrit dajë i keni thënë 75 vjet me radhë, po sidomos këta 25 vjet, se atëherë ma shtrinit mirë me leje krijimtarie, po, po, leje krimi i-shin ato, se ju e morët më qafë atë shtet e pushtet me krimet tu-aja… (nuk thoshte dot i varfri krijimtari dhe krijim, s’kishte faj!) kundër këtij populli që më dhimbset për vdekje!

Mos harroni, o të mjerë jo vetëm populli është nën lak, po edhe ju, është radha juaj tani, doni apo s’doni! Kush e ka radhën sot? Juve dhe jo Strasburgu. Strasburgu atje është dhe kur të shuhet raca juaj e krimbur, atëherë kini për ta njohur të vërtetën e hidhur. Kjo ka për të qenë fatale dhe ne, sigurisht, do të gajasemi së qeshuri… Monologu i tij krijonte ankth. Shau sa deshi dhe më në fund iku. O Zot, gjithkush prej nesh mendonte se ky përfaqësues i lartë i shtetit nuk ishte mirë. Nuk mund të ndihej aristokrat, se-pse ata që e dëgjuan ishin tretur brenda aristokratizmit të vetes së tyre. Ç’dreqin kishte që hidhej përpjetë përmes fjalëve? Ndjeshmëri nervoze, guxim i beftë, apo thjesht fjalë në tym para një publiku të ftohtë, që ndiente ftohtë edhe nga mungesa e rrymës elektrike, që u trembej si djalli temjanit taksave dhe tatimeve, publikut që trembej për xhepat e tij, apo krizës, mungesës së parasë, momenteve të rënda e kritike, misterit të fjalëve të bukura që dilnin si të jashtëqitura me bubullimë nga gryka e tij si shpellë e zymtë…

Sidoqoftë shkrimtarë dhe artistë, ata që nuk i trembeshin kërcënimit nënshkruan një peticion të gjatë, duke shkruar me dorën e tyre emër, mbiemër e firmë që ndërtesa e tyre, kjo pronë e kujtesës së re artistike të bëhej e tyrja, pa përmendur ngjallje e vdekje, duke e quajtur gjithnjë e më shpesh si një gjetje të bukur arti-stike, si një ngacmim për të qenë së bashku të paktën vetëm një herë, si një ëndërr e bukur dhe shprehje e fuqisë së tyre. Peticioni i tyre vijon të nënshkruhet. Presim të vijë një prej avokatëve më të mëdhenj të këtij vendi që ligjërisht të mbrojë të drejtat e mohuara të pronës. Duke nënkuptuar njëherë e mirë se sa të jenë në këmbë shkrimtarët dhe artistët e këtij vendi edhe jeta shpirtërore e këtij populli nuk ka për të vdekur…

S’do të vijë kurrë ajo kohë kur shkrimtarët dhe artistët do të jenë mbuluar me harrim, heshtje, pluhur tokësor, sado të përfshirë nga pa-niku i prishjes së harmonisë, që po u sjellin qeveritarët.

Në mbrëmje vonë në një televizion që s’është aspak e lehtë për t’u dëgjuar, në emisionin “shtatë pyetje – shtatë përgjigje” del i pari i ven-dit dhe gjysmë me shaka, gjysmë me të vërtetë, siç janë gjithnjë prof-tasjet hermafrodite, përgjigjet për peticionin: Lidhja? Ajo nuk ekziston, dihet. Për shkrimtarët? Apo artistët? Ata nuk ja në më. O kanë ikur larg në drejtim të paditur, o e kanë braktisur detyrën dhe janë strukur në hatullat e mjerimit intelektual. Atëherë ç’e duan ndërtesën e bukur? Për t’u fshehur ata që kanë mbetur, apo për t’u dukur sikur realisht janë. Ata nuk janë, pra! Kështu që deri sa t’i sajojmë të tjerët, kjo ndërtesë le të jetë pjesë e një ministrie, pjesë pse jo edhe e mirëqenies…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *