Gabimi themelor i atributit

DSC_2026Atributi në socialpsikologji ka po atë kuptim si dhe në linguistikë: të drejta dhe cilësi për të kryer një detyrë apo një funksion (shoqëror, shtetëror etj.). Kur flasim për gabimin themelor të atributit atëherë ke-mi të bëjmë thjesht me prirjen e përkatësisë dhe pikërisht këtu proble-mi thjeshtohet e bëhet i kuptueshëm në jetën e përditshme.

Në jetën shoqërore të vendit, një njeri me atribute të caktuara shte-tërore do të bënte zgjidhje të mençura e të drejta, që ia lejonte detyra, për shembull e ministrit, zëvendësministrit etj. Nëse detyra e tij ia lejo-nte që të organizonte takime të rëndësishme atëherë do të kumtohej që më parë lidhja me detyrën. Në një takim me historianët më të mirë të vendit për të caktuar programin e njohjes së historisë kombëtare, as-njeri nuk ndihet i qetë brenda përkatësisë së vet pa dhënë shembujt që ai preferon. Në rastin konkret të gjithë e tejkalojnë vetveten dhe bërta-sin për çështje që janë të pa-njohura. Pyetjes nëse ata që e denigronin fi-gurën e Mit’hat Frashërit a e njihnin veprën e tij të shkruar, morën për-gjigjen se veprën e tij nuk e njihnin, se dihej çfarë ai kishte bërë etj. Që këtu mund ta çmosh menjëherë se bëhet gabim themelor, atribuohet keq, ose tejkalohet përkatësia prej historiani, ose nuk arrin të futesh dot në zhgunin e profesionit të tij.

Nuk mund të përcaktohen çmimet letrare pa njohur veprat letrare të kohës. Ka dy vjet që krijimet më të mira letrare të vendit nuk janë mble-dhur nga të gjithë botuesit, nuk janë seleksionuar dhe… çmimet janë parashikuar të paktën deri në vitin 2025! (Siç thuhet, – një gabim tjetër themelor i atributit). Në këtë rast themelore dhe që ka të bëjë me mos-njohjen është ushtrimi i të drejtës për të thithur gjithë krijimtarinë më të mirë letrare në gjuhën shqipe për të paktën një vit më parë, pasi ka ka-luar në sitën e lexuesit.

Nëse turizmi shqiptar, për shembull do të ndiqte udhën e tij nor-male, atëherë do ta shihte se “molla hidhet atje ku ka njerëz”. Ç’dome-thënë kjo? Thjesht të përcaktosh si pika të fuqishme turistike (pikat më të nxehta) ato që ia vlejnë dhe grumbullojnë aq klientë sa duhet. Atri-but i kujt është ky përcaktim? I Ministrisë së Turizmit? I Agjencisë Ko-mbëtare të Turizmit? I Agjencive Turistike? I kujt? Nëse askush nuk e sheh veten këtu atëherë kuptohet që nuk kemi të bëjmë me gabim të at-ributit por me mosnjohje. Sepse dihet që qershori dhe më pak muajt e tjerë tërheqin mijëra e mijëra njerëz të shkojnë në Shna Ndou të Laçit. Turizëm pelegrinazhi, siç do të ishte edhe në Lenie, në Tomor, në Bu-trint e Ksamil, në Bogë, në Rugovë, Sharr, Kaçanik… Atributi i gabuar e lë përgjegjësinë në rrugë, jetime dhe të mes të erërave. Në këtë rast ne nuk e gjejmë dot as rrugën më të mirë drejt turizmit të pelegrinazhit.

Kështu mund të kërkonim detyrime dhe atribute në Ministrinë e Mbrojtjes, të Mjedisit, në atë të Ekonomisë, të Bujqësisë etj. Dhe pikë-risht kjo do të na lidhte më tepër duart. Dikush interesohet për parqet kombëtare. Dhe s’e gjen dot arsyen pse këto (si rrjedhojë të mosanga-zhimit të individëve me përgjegjësi) nuk janë dot deri tani në shfrytë-zim nga shumë e shumë njerëz, pra si një mundësi e fuqishme turistike.

Në të gjitha rastet gabimi themelor i atributit ka të bëjë me individin, si vepron ai, kur tërë vëmendja jonë është e përqendruar tek ai vetë dhe jo tek situata që e rrethon atë. Ne duam ta shohim gjithçka nëpërmjet personit dhe zgjidhjen e duam prej tij. Ndërsa kur ne veprojmë vëme-ndja përqendrohet mbi atë që na bën të reagojmë, domethënë në situ-atën rreth nesh, prandaj dhe kjo bëhet më e dukshme. Në rastin e parë ne nuk mund të themi që individin e shtyu “era” të vepronte ashtu, kur-se në rastin tonë ne e gje jmë menjëherë shtytësin drejt kryerjes ose mos kryerjes së veprimit. “Fajin, në rastin tonë, e ka era!” Duke shqyrtuar shoqërisht dhe politikisht sjelljen individit me atributin e tyre të njohur, ne e gjejmë menjëherë gabimin themelor. Kur jemi në pushtet, fajin e ka opozita dhe kur jemi në opozitë fajin e ka pushteti. Ky është modeli i përkatësisë dhe gabimi është aty brenda. Ndaj dhe veprat letrare më të mira të shkruara gjatë kohës që marrim në shqyrtim, juria i sheh si pjesë të situatës dhe rrethanës dhe politika e rrugës është hedhur aty aksidentalisht duke e parë gabimin themelor tek atributi qeveritar. Nga pikëpamja socialpsikologjike kjo dukuri është mjaft e njohur dhe … e dhimbshme.

Prandaj dhe ditët e pelegrinazhit në Tomor apo Shna Ndou, për shembull, ne ia degdisim të tjerëve, rrethanave, situatave, por asnjëherë atij individi a grup individësh që përgjigjen për turizmin. E thënë ndryshe kjo do të krahasohej kështu: Nëse një balonë fluturon e shtyrë nga era e padukshme, ne as me mend nuk e marrim që ajo mund të shtyhet edhe nga forca të brendshme. Mirëpo, dihet që njerëzit nuk ja-në pa shpirt, kështu që kur një individ vepron (sillet, punon, udhëheq, lufton për një kauzë…) nuk marrim parasysh erërat e situatës, por si-gurisht mendojmë për shtysa të brendshme.

“Gabimi i atributit është themelor, – do të shkruanin psikologët Zhan-Leon Bovo dhe Nikol Dubua (2004), – sepse i jep ngjyrim shpjegi-meve tona në themel dhe në drejtime”.

A mund të përfitojmë duke qenë të vetëdijshëm për gabimin e atri-butit? Në një intervistën e një të riu, i cili kishte kryer shkëlqyeshëm studimet universitare e të doktoraturës jashtë (Itali), për një pozicion aftësie, si kandidat, u intervistua njëherësh nga gjashtë nëpunës, midis të cilëve edhe dy profesorë, ku secili prej tyre kishte të drejtë të bënte dy apo tri pyetje. Gjatë intervistës ai dukej krejtësisht i ngrirë, i ngathët, i dobët. Kurse më pas në kafene (sepse, pasi nuk fitoi dot pikët, i ftoi të gjithë “krerët” në kafe!) i la të gjithë pa mend me ngrohtësinë, dijet, çil-tërsinë dhe mënyrën analitike të të menduarit. Profesorët shtangën. U atribua në fillim ngathtësia dhe më pas tek të njëjtët njerëz u atrubua ngrohtësia dhe inteligjenca! Kështu sjellja varet edhe nga situatat, edhe nga fuqia e brendshme e njeriut.

Unë shpresoj shumë se këndi i shikimit është themelor dhe i vetëdij-shëm, për ta shmangur në maksimum gabimin themelor të atributit. “Gabimi kryesor i atributit nuk vdes kurrë, shkruante psikologu Festi-nger, ai ngjallet pas çdo situate dhe pas çdo intelekti”.

Shqip, 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *